ATHINE- Me pothuaj të gjitha votat e numëruara në zgjedhjet parlamentare të Greqisë, dy partitë qeveritare që mbështesin masat shtrënguese të kursimit e kanë humbur shumicën, duke marrë 32 për qind të votave, apo 150 vende nga 300 sa janë gjithsej.
Shifrat e Ministrisë së Brendshme japin indikacione se partia konservative Demokracia e Re ka fituar 19 për qind të votave, çka e bënë që të jetë në epërsi, por ka rënë në mënyrë drastike që nga zgjedhjet e kaluara.
Partneri i koalicionit, partia socialiste, PASOK, ka pësuar humbje edhe më të madhe, duke përfunduar e treta me 13 për qind të votave.
Humbjet vijnë më mesin e zemërimit të gjerë të publikut për shkak të masave të ashpra të kursimit në vendin e kapluar nga borxhet.
Syriza, një koalicion kundër masave shtrënguese, është renditur e treta me rreth 17 për qind të votave.
Demokracia e Re dhe PASOK do të shikojnë që të riformojnë koalicionin e tyre, ndërsa Syriza do të kërkojë që të formojë koalicionin e saj kundër masave shtrënguese.
“Parlamentaret”, përfundojnë votimet në Greqi
ATHINE- Në Greqi kanë përfunduar votimet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Partitë udhëheqëse, e majta PASOK dhe konservatorja Demokracia e Re , duket se kanë pësuar humbje masive.
Exit poll-et tregojnë se ish-shumica socialiste ka kaluar në vendin e tretë, ndërsa Demokracia e Re prin, por i mungojnë mjaft vota për të formuar qeverinë.
Po sipas exit-polleve, partia që nuk mbështet masat shtrënguese, Syriza, ka dalë në vendin e dytë.
Pas dy vjetësh aplikimi të masave shtrënguese për shkak të krizës ekonomike dhe financiare që ka goditur Greqinë, votuesit duket se kanë ndëshkuar PASOK-un dhe Demokracinë e Re – dy partitë që kanë udhëhequr vendin për afro 40 vjet.
Greqia varet nga miliarda euro të Bashkimit Evropian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe duhet të zbatojë edhe më shumë masa shtrënguese muajin e ardhshëm, nëse do që të marrë më shumë para.
© Panorama.al












