ATHINE- Enti i sigurimeve Agrare (OGA) do të kalojë “në site” rreth 21.000 shtetas shqiptarë me kombësi greke të cilët marrin pension nga Greqia. Kontrolli po bëhet meqenese kohët e fundit është konstatuar se pension përfitojnë edhe persona që nuk e kanë këtë të drejtë.
Lajmi eshte publikuar nga “Athens News Agency”, duke iu referuar deklarates se bere nga Kiriakos Velopulos, ministri i Punës dhe Sigurimeve Shoqërore, Jorgos Kutrumanis. Ai ka dërguar një shkresë në Parlament, ku informon se OGA përmes një llogarie u ofron çdo muaj pension dhe përkujdesje shëndetësore shtetasve grekë dhe homogjenëve të moshuar të cilët banojnë në Greqi, përderisa vërtetojnë se janë të pafuqishëm ekonomikisht dhe se ata dhe bashkëshortët e tyre nuk përfitojnë pension apo asistencë tjetër, më të mëdha nga pensioni që ofron Enti i Sigurimeve Agrare, me vlerë 360 euro.
Por zoti Kutrumanis nënvizon se “kohët e fundit është konstatuar se në Amzën e pensionistëve homogjenë të OGA, përfshihen edhe persona që nuk e gëzojnë të drejtën e pensionit”.
Prandaj, nga shërbimet kompetente, bashkë me riaktualizimin e Amzës, po kryhen edhe verifikim për gjithë pensionistët, përfshirë edhe homogjenët, për të parë nëse përmbushin kushtet.
Përmes kësaj procedure, thekson ministri i Punës, synohet që të verifikohet nëse përfituesit e kësaj kategorie janë në jetë, nëse kanë vërtetë origjinë greke, etj.
Ministri informon gjithashtu deputetin, se në kuadër të këtij kontrolli u kërkuan nga pensionistët homogjenë, numri i të cilëve është rreth 21.000 vetë, të dhëna të reja, siç është letra e njoftimit shqiptare me të cilën janë pajisur tashmë të gjithë shtetasit shqiptarë si dhe pasaporta biometrike që jepet edhe përmes ambasadës shqiptare në Greqi, që përbëjnë elementët kryesorë të identifikimit.
Deputeti i LAOS-it, në pyetjen e vet paralajmëron qeverinë për mundësinë e deklarimeve të rreme nga shtetas shqiptarë, me qëllim që të përfitojnë pension nga OGA.
© Panorama.al












