Greqia ka ende kushte për të përmbushur

Feb 14, 2012 | 20:52

Kryeministri i Luksemburgut Jean-Claude Juncker tha se takimi i pritur i së mërkurës mes  ministrave evropianë të financave për të diskutuar pakon e shpëtimit për Greqinë, nuk do të mbahet, pasi sipas tij, Athina nuk i ka plotësuar ende kushtet.

Juncker, që kryeson të ashtuquajturin panelin Eurogrup, tha përmes një deklarate se grupi nuk i ka marrë “siguritë e kërkuara politike” nga liderët grekë se do ta zbatojnë programin e masave të ashpra të kursimit.

Ky ka qenë një ndër kushtet për Greqinë në shkëmbim të marrjes së pakos së shpëtimit në vlerë prej 130 miliardë eurosh.

© Panorama.al

Te lidhura