Greqia pa qeveri, liderët politikë sot te Papulias

May 13, 2012 | 10:00

ATHINE- Presidenti i Greqisë, Karolas Papulias, i ka ftuar tre liderët kryesorë politikë për biseda për formimin e qeverisë së koalicionit për ditën e sotme, në përpjekjen e minutës së fundit për formimin e qeverisë.

Papulias do takohet me liderët e partisë konservatore, socialiste dhe asaj radikale të majtë.

Kjo parti radikale kishte fituar më së shumti vota në zgjedhjet e së dielës, por deri tani ka dështuar në formimin e qeverisë.

Nëse Papulias dështon në ndërmjetësimin e arritjes së koalicionit qeverisës, atëherë Greqia do të jetë e detyruar të mbajë zgjedhje të reja muajin e ardhshëm.

Venizelos është udhëheqësi i tretë grek i cili u përpoq dhe dështoi të formonte një qeveri koalicioni pas zgjedhjeve që u zhvilluan të dielën e kaluar.

“Çfarë do të ndryshoj nëse ne organizojmë zgjedhje tjera? Asgjë. Ka ardhur koha të thuhet e vërteta. Unë do ta informoj presidentin. Shpresoj që atëherë, nën udhëheqjen e presidentit Karolos Papoulias të gjithë mund të mendojnë me më shumë maturi dhe përgjegjësi”.

Dy dite me pare, Venizelos u takua me kreun e Partisë Konservatore, Antonis Samaras, për bisedime mbi një qeveri koalicioni. Një tjetër aleat i mundshëm, partia e Majtë Demokratike, tha se nuk do të bashkohej me një qeveri të përbërë vetëm nga socialistët dhe partia konservatore Demokracia e Re pa përfshirjen e koalicionit Syriza.

Paqartësia i ka hedhur në dyshim përkushtimet e Greqisë ndaj masave të kursimit të imponuara sipas marrëveshjes për pakon e ndihmës në shumë prej 130 miliardë euro.

Shefi i Bankës Qendrore të Gjermanisë i ka tërhequr vërejtjen Greqisë se nuk do të ketë ndihmë financiare nëse Athina i hedhë poshtë marrëveshjet me kreditorët ndërkombëtarë.

© Panorama.al

Te lidhura