
ATHINE- Qeveria e re në Greqi fitoi mocionin e votëbesimit në parlament pas publikimit të planeve se do të përshpejtojë privatizimin dhe se do të nxisë reformat ekonomike.
Qeveria e koalicionit tre-partiak e kryeministrit Antonis Samaras pritej ta fitonte këtë votëbesim meqë ka shumicën prej 179 nga 300 deputetët. Kundër mocionit ishin 121 deputetë.
Para votimit, Samaras bëri thirrje për unitet në kohën kur vendi po përballet me një gjendje të rëndë ekonomike.
Ai kritikoi partinë kryesore opozitare Syriza, e cila e pati akuzuar atë për mosmbajtjen e premtimit në rinegociimin e pakos së shpëtimit që vendi ka marrë nga Bashkimi Evropian.
© Panorama.al











