Greqi, Parlamenti nis debatet për planin e kursimit

Jun 28, 2011 | 10:36

Parlamenti grek ka nisur të debatojë dje mbi planin e ri pesëvjeçar të kursimit, i cili synohet t’i “kursejë” ekonomisë së vendit të mbytur në borxhe 28 miliardë euro për pesë vjet. Plani u propozua nga Gjermania dhe Franca, ai përfshin edhe ndihmën prej sektorit privat bankar. Nga mbarëvajtja e debateve varet marrja e këstit të pestë të paketës së parë të huas, si dhe kreditë e reja ndërkombëtare. Tashmë, përllogaritjet e ekspertëve kanë treguar se Greqia ka para për ta shtyrë edhe një javë. Plani i kursimeve të reja do të votohet të mërkurën në Parlament dhe mundet të dështojë, pasi shumë deputetë janë shprehur skeptikë mbi masat që kundërshtohen fort nga populli grek. Nëse projektligji kalon të mërkurën, hyn në fuqi që të enjten.

© Panorama.al

Te lidhura