Katër shqiptarë janë vënë në pranga nga policia greke, pasi janë kapur në kufirin mes dy vendeve duke transportuar në këmbë një sasi prej 64 kg lëndë narkotike të llojit hashash.
Sipas të dhënave të policisë arrestimi është bërë në orët e para të mëngjesit në vendin e quajtur Hani i Delvinaqit, në kufirin mes dy vendeve, në aksin Kakavijë – Janinë.
“Shtetasit, të gjithë nga Gjirokastra, të moshës 22-36 vjec po e transportonin lëndën narkotike në këmbë, në tre canta të mëdha shpine”- thonë burimet e policisë.
Piro Nase
© Panorama.al











