Greqi, gjendet i varur në burg shqiptari 30 vjeç

May 10, 2012 | 14:56
GREQI- Nje 30 vjecar shqiptar, Paulin Kola është gjetur i vetëvarur sot në burgun e Trikallas në Greqi, ku vuante denimin.
Burimet policore greke bëjnë të ditur se kanë qenë gardianët e burgut ata që e kanë gjetur shqiptarin të vetëvarur në qelinë e tij, rreth orëve të mëngjesit të së premtes.
Sipas të njëjtave burime, bëhet e ditur se shqiptari ishte dënuar me 10 vjet heqje lirie për një seri grabitjesh në Greqi. Trupi i tij është dërguar në morgun e qytetit Trikalla, për kryerjen e autopsisë.
Shpresa DINE
© Panorama.al

Te lidhura