Prej katër ditësh, në ishullin grek të Hios po digjen rreth 13 000 hektarë toke të punueshme dhe pyjore, përfshirë qindra nga pemët më të rralla në botë, ato të mastikës nga të cilat prodhohet çamçakëzi. Sipas autoriteteve, zjarret janë të qëllimshme dhe janë vendosur nga arsonistët. Qeveria greke ka angazhuar shërbimet sekrete shtetërore për të zbardhur katastrofën e djegies së pyjeve në ishullin e Egjeut. Zjarret e pyjeve po kërcënojnë edhe banorët e fshatrave aty afër. Kjo ishte një goditje e madhe për agrikulturën e këtij vendi, por edhe për furnizimet botërore me mastikën e Hiosit, një rrëshirë e përdorur për një sërë ushqimesh dhe në kozmetikë. Janis Madalas, kreu i kompanisë së rritjes së pemëve të Mastikës në Hios, ka vlerësuar të hënën se zjarret kanë djegur rreth 53 për qind të këtyre pemëve të rralla. Hios prodhon 25 për qind të mastikës në të gjithë botën.











