Gratë e një “profeti”

Aug 10, 2011 | 12:49

Duke qëndruar ngjitur me njëra-tjetrën si në një foto shkolle, 50 vajza të reja kanë pozuar të buzëqeshura me veshje pothuajse uniformë dhe me flokët të gufuara përpara. Janë entuziaste për një qëllim të vetëm në jetë: adhurimin për një njeri që i ka manipuluar ato mizorisht në shërbim të tij. Një gjykatë e Teksasit e dënoi Uarren Xhefs me burgim të përjetshëm, plus 20 vjet burg për krime si lider i kishës, që ka shfrytëzuar pozicionin e tij për “t’u bërë lavazh truri” 50 vajzave të reja, të cilat u bënë gratë e tij, duke e konsideruar një “profet”. 55-vjeçari Xhefs  është vetëdeklaruar profet dhe lider i Kishës Fundamentaliste të Jezu Krishtit të Ditëve të Fundit të Shenjtit. Javën e kaluar atij iu shtuan dy akuza për sulme seksuale ndaj dy vajzave, njëra 12 dhe njëra 14-vjeçare. Gratë e Xhefs ishin aq të manipuluara, sa mbanin fort në tokë vajzat e tjera të reja, ndërsa ai i sulmonte seksualisht.

© Panorama.al

Te lidhura