TIRANË- Menyra e dhenies se gradave, transparenca per buxhetin, dergimi i forcave paqeruajtese dhe fondet e perdorur dhe ceshtja e dergeses se armatimeve jane disa nga ceshtjet per te cilat PS kerkon informacion te detajuar nga Ministria e Mbrojtjes.
Disa deputetë të Partisë Socialiste i janë drejtuar sot Ministrisë së Mbrojtjes për të marrë një përgjigje zyrtare lidhur me shqetësimin e shprehur për bllokimin e kontrollit ne kete ministri.
Deputeti Ilir Gjoni ka bere me dije per mediat sene keto ceshtje ka pasur vështirësi në njohjen e ligjit të Kuvendit. “Kërkuam që të vijmë dhe të marrim kontakt me autoritetet e M.M për të realizuar të drejtën e legjislativit për kontroll mbi ekzekutivin, aq me teper kur behet fjale per një institucion të rëndësishëm, si kjo ministri, ku transparenca është e domosdoshme përkëtë ministri si vend anëtar i NATO. Objektiv i kontrollit është zbatueshmëria e ligjit për veprimtarinë e shërbimit informativ ushtarak, për armatimet ushtarake, për eksportin, kemi të dhëna që synojmë ti zbardhim”- tha ai.
GJoni permendi shqetesimin per ligjin e gradave për të cilin PS ka vërejtje dhe e ka bërë problem. “Këto janë shqetësuese, kontrolli i dërgimit të forcave paqeruajtëse dhe abuzimet e deklaruara herë pas herë për abuzime me fondet dhe abuzimet me buxhetin. Morëm takim me sekretarin e përgjithshëm dhe duke filluar nga data 10 korrik ne të dërgojmë një plan kontakti, mbikëqyrja do zgjasë deri në tetor të këtij viti”- tha ai.
Nje dite me pare, deputeti i PS-se, Erjon Brace akuzoi Ministrin e Mbrojtjes Arben Imami, “se konsumoi nje akt te paprecedent, kur i kerkoi Sali Berishes dhe Jozefina Topallit te ndalin dhe pengojne nje kontroll te plote te Komisionit te Sigurise Kombetare te Kuvendit qe niste ne Ministrine e Mbrojtjes!”
Sipas tij, kontrolli demokratik mbi Forcat e Armatosura eshte nje prej parimeve kryesore kushtetuese ne demokraci!
Deputetet i janë drejtuar paraditen e sotme ministrisë, por janë njoftuar se për shkak të zhvillimit të një ceremoni do të lejohen të hyjnë pak më vonë, kur të mbarojë aktiviteti.
© Panorama.al











