Graciano Tagani është konkurenti i fundit deri tani që ka lënë shtëpinë e “Big Brother” pas nominimit të vështirë përballë Gentës. Edhe pse dukej se në lojë nuk ishte shumë i qetë dhe ka trazuar jo pak ujrat me impulsivitetin dhe nervozizmin e tij, duket se menjëherë pas daljes nga shtëpia, iu kthye buzëqeshja mokokëçarëse, tipike e një djali në moshën e
tij. Dhe në fakt ka të drejtë sepse Graciano ka një jetë interesante jashtë. Profesioni i balerinit i jep sodisfaksion por edhe para, ka një miqësi të zgjeruar me këngëtarë dhe tashmë ka edhe miqtë e rinj të “Big Brother”. Javën e kaluar ai është fotografuar nga paparaci ynë në pubet e Tiranës së bashku me të dashurën e tij Lorenën, ish konkurente të këtij edicioni dhe miken e tij, këngëtaren Ronela Hajati.











