Pas arrestimit të autorit, i cili grabiti një shumë parash ditën e djeshme (29 shkurt) në një market në Kavajë, policia ka gjetur edhe armën e përdorur tip Kallashnikov të hedhur në një përrua.
Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla i cili përgëzon policinë dhe shprehet se asnjë rast nuk duhet të mbetet pa u zbuluar.
Reagim i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:
?? Përgëzime Policisë së Shtetit?Kavajë për identifikimin dhe ndalimin e menjëhershëm të autorit të një grabitje me armë. Asnjë rast nuk duhet të mbetet pa u zbuluar! Punë e mirë nga Policia e Shtetit?Fier për identifikimin dhe ndalimin e tre shtetasve të cilët qarkullonin të armatosur me armë zjarri dhe me automjete të blindura. Në Shkodër është goditur një grup kriminal prej pesë personash të përfshirë në shpërndarjen e lëndëve narkotike.
Njoftimi i policisë:
Kavajë
Policia gjen dhe sekuestron armën e zjarrit kallashnikov që përdori 25-vjeçari për të kërcënuar shitësen e marketit ku mori një shumë parash.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë dhe të Sektorit për Krimet ndaj Jetës dhe Pronës në DVP Durrës, në drejtimin e Prokurorisë, pas identifikimit, kapjes dhe prangosjes së autorit të vjedhjes nën kërcënimin e armës, vijuan punën për sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes.
Si rezultat i veprimeve të thelluara, Policia bëri të mundur gjetjen dhe sekuestrimin në cilësinë e provës materiale, të armës së zjarrit kallashnikov, të cilën autori i dyshuar e kishte hedhur në një kanal me ujë, në Qerret, Kavajë.
Më herët, Policia lokalizoi, kapi dhe arrestoi autorin e dyshuar, 25-vjeçarin E. Sh., banues në Qerret.
Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.
Vijon…
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al