Grabitja e 4.6 mln euro në Rinas, dështon seanca për leximin e pretencës nga SPAK ndaj Talo Çelës! Gjyqtarja e çështjes mund të zëvendësohet, zbulohet arsyeja

Oct 1, 2024 | 12:15
SHPËRNDAJE

Ka dështuar seanca e sotme gjyqësore në GJKKO për leximin e pretencës nga SPAK ndaj Talo Çelës për grabitjen e 4.6 milion euro në Aeroportin e Rinasit.

5f62fddd437d6talo cela

Shkak mësohet se është bërë mungesa në seancë e gjyqtares Atalanta Zeqiraj. Gjykata njoftoi palët në proces se magjistratja kishte probleme shëndetësore, ndërsa nuk u caktua datë për seancën e radhës pasi mund të zgjidhet në gjyqtar tjetër për zëvendësimin e saj.

Në seancën e kësaj të marte, Prokuroria e Posaçme do të vinte me konkluzioneve dhe paraqitjen e pretencës, si dhe njohjen e gjykatës me disa prova të reja që kanë dalë nga transkriptimet e bisedave në Sky Ecc.

Për ngjarjen e grabitjes spektakolare të 4.6 milionë euro në prill të vitit 2019, Gjykata e Posaçme ka dënuar në Tetor 2023 me 122 vite burgim për 7 të pandehurit e grupit kriminal.

Numri dy i bandës, Klement Çala do të qëndrojë pas hekurave për 20 vite, ndërsa për gjashtë të tjerët të arrestuar për grabitjen: Oltion Veseli, Renaldo Sulaj, Saimir Cela, Oltion Pikli, Alkon Bengasi dhe Eldi Çala, trupa gjykuese dha nga 17 vite burg për secilin.

Dënimet janë më të ulëta se ato të pretenduara nga Prokuroria e Posaçme, e cila për Klement Çalën kërkoi 24 vite burg, ndërsa për gjashtë të pandehurit e tjerë nga 19 vite.

Ndërsa i akuzuari si pjesë e bandës është edhe Talo Çela, por gjykimi për të vijon të jetë i ndarë sepse ai është ende në arrati, duke u zhvilluar në mungesë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura