Grabiti bizhu në 6 banesa, pranga vlonjatit në Tiranë

Aug 30, 2012 | 13:31

Vjedh shtëpi e makinë, i kërkuar në Fier, “bën kërdinë” në kryeqytet.

Hetim pronarit të argjendarisë, pranoi mall të vjedhur.

Një 30-vjeçar nga Vlora, i dënuar disa herë dhe i shpallur në kërkim nga Policia e Fierit dhe e Tiranës, duket se ka bërë “kërdinë” në krye-qytet, duke vjedhur bizhuteri në të paktën gjashtë banesa. Gjatë një operacioni të forcave të Komisariatit Nr.1, ai është kapur në flagrancë teksa ishte bërë gati për “sulmin” e radhës, në një banesë te rruga “Fuat Toptani”. I arrestuari është dërguar nga Policia në argjendaritë ku ka shitur mallin e vjedhur e për pasojë, një pronar argjendarie është marrë në ndjekje penale nga Policia.

(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

© Panorama.al

Te lidhura