Grabitet me armë treni i mallrave i linjës Vorë- Shkodër.
Policia tha se një grup i armatosur ende i paidentifikuar, kanë grabitur me armë trenin i cili po transportonte materiale ndërtimi, hekur. Ngjarja ka ndodhur rreth mesnatës në Murqinë.
Sipas policisë, grupi, nën kërcënimin e armëve kanë detyruar makinistin të ndalojë.
Efektivat e policisë kanë nisur menjherë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, dhe identifikimin e personave që janë përfshirë në vjedhje.
© Panorama.al











