
Autori me maskë kërcënoi shitësen dhe dëshmitarin. Merr mall me vlerë 50 mijë euro.
Kavajë, i njëjti subjekt u sulmua për të katërtën herë.
Grabitësit e bëjnë rrugë dhe sulmojnë për të katërtën herë të njëjtën argjendari. Ngjarja ndodhi mëngjesin e djeshëm, rreth orës 07:30 në Kavajë, sapo shitësja hapi argjendarinë në pronësi të shtetasit Pëllumb Hylviu. Një person i maskuar dhe me armë në dorë ka hyrë brenda argjendarisë dhe pasi kërcënoi shitësen se do ta vriste nëse nuk i bindej, ka grabitur një sasi të konsiderueshme bizhuterish. Gjatë grabitjes, autori për pak sa nuk ka qëlluar edhe shtetasin me inicialet K.K., i cili tentoi ta ndalte atë. Ky i fundit i ka vënë në gjoks automatikun, por fatmirësisht nuk qëlloi.
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)
© Panorama.al











