Gordon viziton sot Kosovën, takim me Jahjagën

Jul 9, 2012 | 10:27

Ndihmëssekretari amerikan për çështjet Evropiane, Filip Gordon pritet të vizitoje sot Kosovën.

Kabineti i presidentes, Atifete Jahjaga njoftoi se Gordon dhe Jahjaga do të kenë një komunikim të përbashkët për mediat diku pas orës 16:00.

Në axhendën e prezantuar javën e kaluar nga ambasada amerikane ishte paralajmëruar edhe një vizitë në veri të Mitrovicës, ku Gordon planifikon te vizitoje forcat paqeruajtëse të KFOR-it dhe misionin e EULEX-it.

Paraprakisht, Gordon ka qëndruar edhe në Beograd në kuadër të një turneu diplomatik nga 6 deri më 12 korrik, gjatë të cilit ka vizituar Francën, Kroacinë, ndërsa ka vazhduar me Serbinë, Kosovën dhe Qipron.

Një ditë më parë, në samitin në Dubrovnik të Kroacisë, Gordon i bëri thirrje Serbisë që të pranojë “realitetin” e pavarësisë së Kosovës, edhe në qoftë se Beogradi nuk e njeh formalisht pavarësinë.

“As ne, as Bashkimi Evropian nuk pret që Serbia ta njohë Kosovën në këtë pikë. Nuk do ta bëjë këtë”, ka thënë Gordon.

© Panorama.al

Te lidhura