Goran Haxhiç del para gjykatës së Hagës

Jul 25, 2011 | 19:52
Haxhiç në gjykaten e Hages

Ish udhëheqësi i serbëve të Kroacisë Goran Haxhiç doli sot para gjykatës së Hagës, ku nuk pranoi të shprehej rreth fajësisë së tij.

Avokati i përkohshëm i ish-liderit të serbëve të Kroacisë, Vlladimir Petroviq i ka thënë gjyqtarit O-Gon Kvon se klienti i tij dëshiron që të shfrytëzojë të drejtën që të shtyjë deklarimin për fajësinë edhe për një muaj.

Goran Haxhiç përballet me 14 akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. gjatë konfliktit në ish Jugosllavi në fillim të viteve ‘90.

52- vjeçari u arrestua javën e kaluar dhe u ekstradua në Hagë pas shtatë vjet kërkimi. Ai ishte i fundit që kërkohej ndër 161 personat e akuzuar nga Haga.

Kryeprokurori i gjykatës Serzh Bramerc tha se Haxhiçi do të thirret për t’u përgjigjur për vdekjet e qindra njerëzve dhe shpërnguljen e mijëra të tjerëve.

© Panorama.al

Te lidhura