Gold AG: Seks për herë të parë, kur isha shumë i vogël

Feb 4, 2012 | 13:18

Nuk ia ka frikën konkurrencës, këndon të gjitha zhanret dhe temat e muzikës që pëlqen. Gold AG vjen në një rrëfim të tij personal për ‘’Panorama plus’’, duke treguar për patriotizmin e tij dhe projektet muzikore, koncertet, festivalet dhe shumë gjëra të tjera.
Je identifikuar gjithmonë se je këngëtar që u këndon femrave, dëshmorëve dhe fesë njëkohësisht, të pengon kjo gjë?
Jo përkundrazi, ka pasur disa kritika sa kam mundur të vërej që kanë thënë “ja ky myslimani”, d.m.th kur kanë parë ndonjë klip me femra, por sidoqoftë mirë kanë thënë, se unë jam po ai myslimani, këngët për fe ua dedikoj atyre që më dëgjojnë dhe kanë nevojë për orientim se nuk ka njeri pa gabime.
Ku je për momentin, me çfarë po merresh, cilat janë projektet dhe të rejat e Gold Ag?
Për momentin në Prishtinë, kam plane e koncerte me bollëk. Për pavarësi më 17 dhe 18 shkurt jam në Zvicër.
Kë konsideroni si rival në muzikë?
Nuk kam asnjë sa u përket këngëve, se këngët e mia dalin nga zemra e jo nga mendjemadhësia. E nëse ata më kanë rival, u them “Bujrum!”.
Ke pasur konfrontim fizik me dikë?
Po më herët.
Sa fitoni nëpër koncerte, sa paguheni?
Krejt varet se ku këndon dhe për kë këndon. Nuk kam çmim fiks, se nuk mund të kërkoj të holla si diku që i zë 500 veta, si diku që hyjnë 2000. Paguhem, jam i kënaqur.

Më intime me Gold AG!
Seks keni bërë për herë të parë…(kur)?
Shumë i vogël (qesh).
Me kë jetoni?
Me nënën time.
Preferoni të bashkëjetoni me të dashurën?
Kur të martohem.
Kur mendoni se është koha ideale për martesë?
Koha më e mirë është, kur t’i vijë kismeti, mos me e lënë të ikë, (qesh).
I doni fëmijët, sa keni dëshirë të keni?
Lutem te Zoti që të kem fëmijë të shëndoshë e, sado të jenë, mirë se të vijnë.
Jeni xheloz?
Në situata kritike, shumë.
Bashkëshortja juaj doni që të punojë apo të kujdeset për shtëpinë dhe fëmijët?
Sa është i vogël fëmija, sa nëna nuk i duhet askush.         bl. re

© Panorama.al

Te lidhura