Një duet i ri është promovuar këto ditë nga dy këngëtarët e njohur Arian Agushi (Gold Ag) dhe seksi këngëtarja Zajmina Vasjari, të cilët do të jenë pjesëmarrës në festivalin ‘’Çelsi muzikor’’ në Kosovë. Kënga titullohet ‘’Përgjithmonë’’, ndërsa për këtë bashkëpunim tregon se ka kohë që po e pret duetin. ‘’Këngën e ka punuar Chipsi, pra muzikën dhe tekstin unë e Zajmina, ndërsa është incizuar te Gramos Kozeli në Tiranë. Kënga është verore dhe shpresoj që të pëlqehet nga ata që e dëgjojnë’’, thekson reperi i njohur Gold Ag, ndërsa thotë se mendojnë që këngës t’i realizojnë edhe klipin. ‘’Besoj që do ta bëjmë edhe klipin, e sa i përket punës së Zajminës, kohë më parë kemi folur për këtë bashkëpunim, por tani me sa duket erdhi momenti i duhur”.











