Goditi për vdekje me bastun shokun e dhomës në azil/ Gjykata urdhëroi shtrimin në spitalin psikiatrik, Zyhdi Shehu përfundon në qelitë e burgut të Lezhës

Aug 13, 2024 | 13:38
SHPËRNDAJE

Zyhdi Shehu, 78-vjeçari i cili pak ditë më parë goditi për vdekje shokun e dhomës në azil, ka përfunduar në qelitë e burgut të Lezhës.

azili privat vrasje Zyhdi Shehu Virxhil Vesho

Pas ngjarjes, gjykata urdhëroi që i moshuari i cili vuan nga parkinsoni dhe skleroza të shtrohej në spitalin psikiatrik, por nuk ka ndodhur kështu, raporton gazetari Igli Çelmeta.

Avokati mbrojtës i Zyhdi Shehut i kërkon Burgjeve ta çojnë klientin e tij në spitalin e burgut, siç është urdhri i ekzekutimit të prokurorisë që ka përcaktuar të dërgohet te spitali i burgut në QSUT.

Zyhdi Shehu akuzohet se goditi për vdekje me bastun shokun e dhomës, Virxhil Vesho, në orët e para të mëngjesit të 8 Gushtit.

Autori i ngjarjes dhe viktima raportohet se të dy vuanin nga skleroza. 78-vjeçari Zyhdi Shehu mësohet se ka ndryshuar disa herë version mbi aktin e tij, ku goditi disa herë me bastunin e hekurit shokun me të cilin ndante dhomën.

Ndërkohë infermieret e turnin Nazime Mulla dhe Glesantina Saraçi u akuzuan se tentuan të fshihnin vrasjen e 82-vjeçarit, ngjarje e ndodhur në azilin e të moshuarve në “Qytetin Studenti”.

 

Ato u arrestuan nga policia, por u liruan nga qelia me vendim të Gjykatës së Tiranës pasi ndaj tyre u vaktua masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura