Goditet me qese mielli makina e Kryeministrit

Sep 13, 2012 | 11:48
Makina e kryeministrit dhe pakot e miellit te cilat u gjuajten nga ish te perndjekurit

TIRANE- Sulmohet makina e kryeministrit, Sali Berisha. Dy persona, ish të përndjekur politik, Agim Kollçaku dhe Skënder Tufa kanë qëlluar me qese mielli makinën e kryeministrit, në momentin kur ky i fundit po hynte në sallën e Kuvendit të Shqipërisë.

Policia ka shoqëruar menjëherë dy të përndjekurit, ndërsa pak më vonë ata janë lënë të lirë.

Duke folur për mediat, Skënder Tufa, Kryetari i Shoqatës së ish-Burgosurve Politik, i cili është përfshirë disa here ne incidente të këtij lloji, tha se sulmi ndaj makinës së kryeministrit, ishte një akt simbolik, për ti kujtuar qeverisë gjendjen në të cilën ndodhemi.

Ai tha se ky sulm, ishte shprehje e një revolte për gjendjen e mjerueshme në të cilën jemi lënë edhe pas 21 vitesh. Tufa u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që tu bashkohen para Parlamentit për të ngritur zërin.

© Panorama.al

Te lidhura