Gjysma e anglezëve janë gjermanë. Ose më saktë, në venat e gjysmës së popullsisë më antigjermane të Europës, ka gjak gjerman. Studimi i fundit i genetistëve ka bërë të pakuptimtë mllefin mes dy popujve, që sipas këtyre të fundit, janë të njëjtë. Sipas prestigjiozes gjermane “Spiegel”, një studim i fundit ka vërtetuar se anglezët janë thjeshtë gjermanë të izoluar në një ishull. Së bashku me arkeologë të njohur, genetistët kanë shpenzuar vite të tëra duke gërmuar në Britani dhe kanë arritur në përfundimin se 50 për qind nga britanikët kanë gjak gjerman në vena. Sipas tyre, kjo vjen nga fiset gjermanike Hengist dhe Horsa, që erdhën në brigjet e Kentit në vitin 449 para Krishtit. “Nuk mund të mohohet. Kombi që ka më shumë inat gjermanët, ka qenë dikur vetë i tillë,” shkruan “Spiegel”.











