Gjyqtarët e prokurorët blejnë makina e shtëpi

Jul 23, 2011 | 15:09

Sistemi i drejtësisë mund Gjin Gjoni shet makinën 14 000 euro, blen të re 62 mijë euro të konsiderohet më i pasuri në vend. Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive publikon deklaratat zyrtare të prokurorëve dhe gjyqtarëve për vitin 2010.
GJIN GJONI
Sipas dokumentit të shpërndarë nga ILDKP-ja, gjyqtari i Gjykatës së Apelit
në kryeqytet, Gjin Gjoni, gjatë vitit të kaluar ka shitur një makinë tip “Benz”
për 14 mijë euro dhe në të njëjtën kohë ka blerë një makinë tjetër 62 mijë euro. Gjatë vitit 2010, paga e tij si gjyqtar ka qenë 1.4 milionë
lekë të reja, ndërkohë që ka pasur të ardhura edhe nga KE-ja (2300 euro), dhënia me qira e një ambienti (1500 euro) si dhe paga e Andrea
Gjonit 882 mijë lekë të reja. Gjoni ka vazhduar të shlyejë një kredi të marrë në
vitin 2008, 90 mijë euro dhe në 12 muajt e kaluar ka paguar 8566 euro. Gjyqtarja e Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda, Etleva Deda, ka pasur kursime gjatë vitit të kaluar prej 500 mijë lekë të reja. Rroga
Këshilli Kombëtar do mblidhet dy vjet pas Kuvendit për të votuar kryesinë. Shmanget zgjedhja e drejtuesve PD, 40 emrat në garë për kryesinë e re
Kandidatët i propozon Berisha, do zgjidhen vetëm 25 anëtarë Partia Demokratike do të mbledhë sot Këshillin Kombëtar për të zgjedhur
kryesinë e re. Ky forum i demokratëve është zgjedhur për herë të fundit përpara zgjedhjeve të vitit 2005 dhe prej atëherë nuk ka pasur asnjë votim
tjetër. Sipas statutit të Partisë Demokratike, është kryetari i partisë ai që ka të drejtë të propozojë një listë me rreth 40 emra që do t’i paraqiten Këshillit Kombëtar për të zgjidhur 25 emra. Në mbledhjen e sotme nuk do të
ketë zgjedhje për postet e dy nënkryetarëve, sekretarit të Përgjithshëm dhe Sekretariatin e partisë, të cilat pritet të mbahen në një moment të dytë. “Këshilli Kombëtar zgjedh nëpërmjet anëtarëve të tij të dalë nga Kuvendi me
votim të fshehtë 25 anëtarët e kryesisë së partisë, nga një listë ku numri i kandidatëve të mos jetë më pak se 1.5 herë më i madh se numri i vendeve që kërkohen. Numri i zonjave fituese të mos jetë më pak se 30 për qind. Në rast
se ky kriter nuk plotësohet në renditjen e dalë pas votimit, atëherë renditja e tyre veçohet nga ajo e përgjithshmja”, e saj së bashku me punët jashtë orarit ka qenë 1.4 milionë lekë, ndërsa shpërblimet, 31 mijë lekë. Deda ka vazhduar të shlyejë një kredi prej 5 milionë lekësh dhe gjatë vitit 2010 ajo ka paguar 437 mijë lekë. Ndërkohë, asaj i kanë ngelur pa paguar ende 20 mijë
euro nga një kredi e marrë në shumën 92 mijë euro për blerjen e një apartamenti.

FAMILJA LIGORI
Prokurori Henrik Ligori, bashkëshorti i deputetes së PS-së, Shega Ligori, ka pasur një rritje të gjendjes cash në shumën 1 milion lekë të reja. Ndërkohë, gjatë vitit 2010 deputetja socialiste ka paguar 96 mijë euro kredi për blerjen e një apartamenti, si dhe 8 mijë euro për garazhin. Të ardhurat e deputet
Ligori gjatë vitit 2010 kanë qenë 1.8 milionë lekë të reja.
PROKURORI I JEP BORXH VËLLAIT
Drejtuesi i Prokurorisë së Tiranës, Sokol Malaj, ka deklaruar pranë Inspektoratit të Deklarimit të Pasurive se gjatë vitit 2010 ka krijuar një
gjendje cash nga të ardhurat e aktivitetit privat të bashkëshortes dhe rrogës së tij në shumën 6.5 milionë lekë të reja. Këto lekë Malaj ia ka dhënë borxh vëllait të tij për qëllime biznesi. Gjatë vitit të kaluar ai ka pasur të ardhura nga paga dhe shpërblimet në Prokurori në shumën 2.1 milionë lekë të
reja, ndërkohë që të ardhurat e bashkëshortes nga aktiviteti privat kanë qenë 3.6 milionë lekë. Malaj ka vazhduar të lajë një kredi prej 5 milionë lekësh të marrë më parë.

PASURITË E GJYQTARËVE DHE PROKURORËVE

Gjin Gjoni (Gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë)
-Shitje makine “Benz” 14 000 euro
-Blerje makine, kontratë qiraje financiare 62 000 euro
-Paga si gjyqtar 1 452 785 lekë
-Shpërblim vjetor 50 000 lekë
-Ekspert i KE (Codexter) 2 300 euro
-Dhënie ambienti me qira 1 500 euro
-Paga e Andrea Gjonit 882 000 lekë
-Kredi 90 mijë euro e marrë në vitin 2008. Në 2010-n u
shlyen 8566 euro
-Kredi konsumatore 750 000 lekë, e shlyer plotësisht në
2010-n me këstin e fundit 16 072 lekë
-Kartë krediti “American Expres” 10 000 euro
-Kredi për blerje makine. Gjatë 2010 u paguan 6 173
euro
Henrik Ligori (Prokuroria e Krimeve të Rënda)
-Pakësim i gjendjes cash (në euro), për efekt të pagesës
së kredisë së bashkëshortes; gjendja nga viti i kaluar 52
000 euro
-Rritje e gjendjes cash (në lekë); kursime nga të ardhurat
+1 000 000 lekë
-Paga dhe shpërblime të bashkëshortes (Shega Ligori)
si deputete 1 868 114 lekë
-Paga dhe shpërblime 1 719 496 lekë
-Honorare si pedagog 117 000 lekë
-Honorare si pedagog i jashtëm 92 160 lekë
-Pakësim i gjendjes cash për blerjen e apartamentit 1
303 570 lekë
-Pakësim i gjendjes cash në euro për financimin e shlyerjes
së kredisë 37 000 euro
-Pagesë e këstit të dytë të garazhit 4 000 euro
-Pagesë principali + interes i maturuar (kredia për blerjen
e apartamentit) 96 594 euro.
-Detyrim për blerje garazhi 8 000 euro
Sokol Malaj (Drejtues i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor
Tiranë)
– Gjendje cash e krijuar nga të ardhurat e aktivitetit
privat të bashkëshortes dhe paga ime 6 500 000 lekë
– Shuma prej 6.5 milion lekësh i është dhënë borxh pa
interes vëllait, Anesti Malaj, për qëllime biznesi.
– Të ardhura nga paga dhe shpërblime në Prokurori 2
175 612 lekë
– Të ardhura nga aktiviteti privat i bashkëshortes (klinikë
dentare) 3 600 000 lekë
– Kredi bankare për shtëpi, 5 milionë lekë. Në 2010-n u
shlyen 284 000 lekë

© Panorama.al

Te lidhura