Gjyqi për krime lufte, Mlladic edhe sot në spital

Jul 13, 2012 | 9:12

Ratko Mlladic, ish-shefi i ushtrisë serbe të Bosnjes do të kalojë dy ditë në spital, pasi një ditë më parë gjatë procesit gjyqësor iu përkeqësua gjendja shëndetësore.

Branko Llukic tha se Mlladici ndihet më mirë dhe është në gjendje të komunikojë.

Llukic gjithashtu tha se Mlladic ka rifituar lëvizjen në krahun dhe këmben e djathtë pasi kishte ndjerë një lloj paralize gjatë ditës së djeshme.

Mlladic gjykohet për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit për rolin e tij në luftën e viteve 1992-1995 në Bosnje.

Dëshmitarët e parë filluan të dëshmojnë këtë javë kundër ish gjeneralit, i cili mohon çdo keqbërje.

Mlladiq, 70 vjeç, është ankuar edhe më parë për problemet shëndetësore. Ai u arrestua në vitin e kaluar në Serbi, pas 16 vjetësh në arrati.

© Panorama.al

Te lidhura