Ratko Mlladiç është nxjerrë jashtë sallës së gjyqit në Hagë. Një gjykatës i OKB-së e nxori jashtë për arsyen se po bënte shumë zhurmë. Një ditë më parë, Mlladiç, ish-komandanti i serbëve të Bosnjës, njoftoi se do ta bojkotonte seancën. Por ai u paraqit me synimin për ta çorientuar atë. Mlladiç, i cili refuzoi avokatin e caktuar nga Gjykata, refuzoi të deklarohej në lidhje me akuzat. Gjyqtari kryesues, Alfons Orie, pasi ishte ndërprerë disa herë nga Mlladiçi dhe pasi kërkoi disa herë që të mbante qetësinë, tha: “Z. Mlladiç. Gjykata ju urdhëron që ta lini sallën”.











