Gjykatat, Ligjet: Topi, rishikim kandidaturave

Jun 14, 2011 | 12:03

TIRANE- Komisioni i Ligjeve kerkon nga kreu i shtetit, presidenti Bamir Topi rishikim te kandidaturave te perzgjedhura per plotesimin e vendeve vakante ne Gjykaten e Larte dhe ate Kushtetuese.

Gjate mbledhjes se sotme te ketij komisioni, qe ka pasur si objekt diskutimin e kandidaturavete paraqitura, pas shume debatesh eshte dale ne perfundimin e disa prej tyre nuk permbushin kriteret per te qene pjese e Gjykates se Larte dhe asaj Kushtetuese.

Sot jane pranuar vetem dy prej tre emrave te propozuar, konkretisht Shkëlzen Selimi e Edmond Islamaj ndërsa është rrëzuar kandidatja Manjola Bejleri.

Ndërsa për Gjykatën Kushtetuese ka pranuar kandidaturën e gjyqtarit Fatmir Hoxha.  Komisioni i Ligjeve propozon votimin e kandidaturave te miratuara ne kuvend.

© Panorama.al

Te lidhura