
TIRANE- Gjykata e Apelit do të shqyrtojë më 8 shkurt kërkesën e Prokurorisë për ndryshimin e masës së arrestit për ish kreun e Gardes, Ndrea Prendi, dhe shoferin e tij, Margarit Kume, nga “arrest shtepie”, ne “arrest me burg”.
Ndërsa më 10 shkurt do të shqyrtohet masa për specialistin e IT-së në kryeministri, Armando Kasaj.
Mësohet se trupi gjykues do të drejtohet nga Artan Broci, ndërsa anëtarë do të jenë Gjin Gjoni dhe Edmond Gega.
Më herët gjatë ditës, Gjykata e Tiranes rrezoi kerkesen e Prokurorise per ndryshimin e mases se sigurise per ish kreun e Grades, Ndrea Prendi, nga “arrest shtepie”, ne “arrest me burg”.
Vendimi eshte i marrë sot, u argumentua me faktin se procesi është paralel edhe në Gjykaten e Apelit.
“Panorama” shkruan sot se prokuroria ka ndryshuar kushtet ne lidhje me proven e dyshimeve te fajesise mbi te akuzuarin Ndrea Prendi. Akuza ka mundur te siguroje prova te reja. Behet fjale per nje akt qe pasqyron se pistoleta me te cilen dyshohet te jete vrare demonstruesi Faik Myrtaj eshte terhequr nga Prendi ne magazinen e armatimit mengjesin e 21 janarit.
Për sa i përket inxhinierit të IT-së së kryeministrisë Armand Kasaj dhe ndaj tij është ngritur akuza e “Kryerjes së veprimeve që tentojnë fshehjen e të vërtetës” pasi dyshohet se ai ka fshirë filmimet e kamerave të sigurisë së kryeministrisë .
© Panorama.al











