
Rrëzohet prova kryesore e Prokurorisë për akuzën e korrupsionit.
“Filmimi i 69 mijë eurove përbën provë të paligjshme”
Video-regjistrimi ku shfaqet ish-ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti dhe ish-zëvendësi i tij, Leonard Beqiraj, duke ndarë disa para, nuk do të përdoret si provë në gjyqin kundër tyre në Gjykatën e Lartë. Kolegji Penal që po shqyrton dosjen, e shpalli dje të papërdorshëm video-regjistrimin Prifti-Beqiraj, duke rrëzuar kështu provën “kyçe” të Prokurorisë së Përgjithshme në këtë proces. Vendimi i ndërmjetëm i ndryshoi krejtësisht rrjedhën gjykimit të Priftit dhe Beqirajt, të akuzuar për “korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, të kryer në bashkëpunim duke shtuar gjasat për një pushim të këtij shqyrtimi gjyqësor.
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)
© Panorama.al











