Dje, në Gjykatën e Napolit ka vazhduar seanca e radhës në lidhje me skandalin “Calciopoli”. Prokurorët e kësaj çështjeje, Stefano Kapuano dhe Xhuzepe Narduçi, kanë kërkuar një dënim me burg prej 5 vitesh e 8 muajsh për ish-drejtorin e Juventusit, Luçiano Moxhi. Ndërsa kërkesat e tjera të formuluara, gjithmonë me burgim, janë: 5 vjet për ish-dizenjatorin e arbitrave, Paolo Bergamo dhe 4.6 vjet për zëvendësin e tij, Pierluixhi Paireto; 4 vite burg për zv/presidentin e Federatës, Inoçenco Mazini, 3 vjet për ish-arbitrin De Sanktis, 2.2 vjet për ish-arbitrin Rakalbuto.











