Gjykata Europiane: Rusia shkeli të drejtat e Khodorkovskit

Jun 1, 2011 | 9:49

Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut vendosi dje se Rusia i ka shkelur të drejtat e maniatit rus të naftës, Mikhail Khodorkovski, në gjykimin e tij për evazion fiskal. Miliarderi rus ishte një kritik i fortë i Kremlinit. Gjyqtarët e Strasburgut kanë kërkuar nga Rusia që t’i paguajnë të burgosurit 24 500 euro dëmshpërblim. Në vendim u saktësua se ka pasur shkelje në kushtet e burgimit të Khodorkovskit që prej arrestimit të tij në tetor të vitit 2003. Dënimi i tij me 8 vjet burg përfundonte këtë vit, por u zgjat në fund të vitit të kaluar nga Gjykata e Moskës me pesë vite të tjera.

© Panorama.al

Te lidhura