
LEZHE- Gjykata e Lezhes ka vendosur sot te lere ne burg pa afat Emiliano Shullazin.
Vendimi eshte marre ne seancen e sotme, me akuzen e armembajtjes pa leje. Shullazi, disa here i arrestuar e denuar, u kap ditën e premte me dy pistoleta pa leje, në qytetin e Shkodrës. Kontrolli u be pas informacioneve të ardhura në rrugë operative, qe u finalizuan edhe me ndalimin e tij nga policia.
Pas një kontrolli në banesën e tij në Tiranë, forcat e policisë kanë mundur të sekuestrojnë 6 telefona celularë si dhe 2 radio policie, ku përfshihen 11 kanale marrëse dhe dhënëse të strukturave të policisë, dy pistoleta si dhe makinën e blinduar me të cilën lëvizte Shullazi.
© Panorama.al











