Gjykata e Lartë, PS vë kusht ndryshimet kushtetuese

Sep 5, 2012 | 12:09

Komisioni i Ligjeve

Debate në Komisionin e Ligjeve mes maxhorancës dhe opozitës.

Opozita kërkon shtyrjen e draftit të qeverisë. PD e rrëzon.

Partia Socialiste kërkon heqjen e diskutimit për ligjin e Gjykatës së Lartë nga rendi i ditës deri në përfundimin e debatit për ndryshimet kushtetuese. Nënkryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, tha dje se fillimisht duhet të përfundojë diskutimi i draftit të dorëzuar nga opozita për ligjin themeltar të shtetit. “Ditën e hënë është parashikuar ligji për Gjykatën e Lartë dhe, meqenëse më datë 6 fillon në Këshillin e Legjislacionit dhe Komisionin e Ligjeve shqyrtimi i nismës sonë me disa amendamente, të cilat së bashku me nismën për imunitetet reflektojnë drejtpërdrejt në ligjin për Gjykatën e Lartë, mendojmë që të shtyhet pak në kohë sa të përfundojë ky proces”, u shpreh Xhafaj. Nga ana tjetër, kryetari i Komisionit, Ilir Rusmali, sqaroi se ligjet nuk mund të marrin një vendim në kundërshtim me atë çka ka vendosur Konferenca e Kryetarëve dhe Parlamenti.

(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

© Panorama.al

Te lidhura