Debat PD-PS te Ligjet, Gjykata e Lartë në shtator

Jul 24, 2012 | 10:07
Komisioni i Ligjeve

TIRANE- Komisioni i Ligjeve ka vendosur te shtyje per ne vjeshte shqyrtimin e projektligjit per Gjykaten e Larte.

Gjithcka erdhi pas debateve mes deputeteve te PS dhe te PD ne Komisionin e Ligjeve per projektligjin per Gjykaten e Larte.

Opozita e pranishme ne komision ka kerkuar ndërprerjen e shqyrtimit të ligjit për Gjykatën e Lartë, me pretendimin se ai eshte i pasakte dhe do kohen e mjaftueshme per t’i kushtuar vemendje te vecante per shkak te rendesise qe ka.

Deputeti socialist, Fatmir Xhafaj ka theksuar se ky ligj nuk është i saktë dhe per kete duhet pare me kujdes. Ai ka thene se shqyrtimi i ligjit duhet të shtyhet, nderkohe qe opozita të sjellë amendimet e saj në lidhje me funksionimin e Gjykatës së Lartë.

Kunder Xhafes ka reaguar kreu i komisionit, Ilir Rusmali, i cili ka deklaruar se opozita po synon serish bllokimin, edhe pse sipas tij nuk ka asnje argument per kete.

“Drafti duhet të ecë para dhe PS-ja duhet të heqë dorë nga paketa kushtetuese. Nëse PS-ja formulon kërkesën që nuk e voton ligjin atëherë ai do të hiqet nga rendi i ditës” tha Rusmali. Sipas tij, lideri i PS do pazare ne kembim te votes, por shumica kete gje nuk mund ta pranoje.

© Panorama.al

Te lidhura