TIRANE- Pas njoftimit te Prokurorise per nisjen e hetimeve ndaj shtetasve Agron Lumeshi, Enard Lushakaj dhe Renato Mellaraj, me akuzen e presionit ndaj Gjykatës së Lartë për lirimin e një të dënuari të akuzuar për vrasje, reagon relatori i ceshtjes.
Gjyqtari i çështjes së Vilson Mellaraj, Gani Dizdari përmes zëdhënëses së gjykatës ka theksuar se Gjykata e Lartë është shprehur në lidhje me këtë çështje dhe vendimi është dhënë në bazë të rregullave dhe është bazuar në ligj. Ai ka shtuar se nuk ka asnjë dijeni për ndërhyrje lidhur me këtë çështje, ashtu siç pretendon Prokuroria se skandali është zbuluar nëpërmjet përgjimit të telefonave të tre personave nën hetim.
Ne reagim theksohet se vendimi është dhënë në bazë të rregullave dhe është bazuar në ligj dhe nuk ka pasur kontakte me personat nën hetim dhe si rezultat as përgjime telefonike, ashtu sic pretendon Prokuroria se skandali është zbuluar nëpërmjet përgjimit.











