Gjykata e Hagës rrëzon kërkesën e Haradinajt

Jun 3, 2011 | 10:14

Dhoma e Apelit në Gjykatën e Hagës e ka refuzuar kërkesën e avokatëve mbrojtës të Ramush Haradinajt, duke urdhëruar prokurorët e çështjes që, përveç dy dëshmitarëve që nuk u paraqitën në gjykim, të thërrasin dëshmitarë të tjerë për rigjykimin e pjesshëm. Zyra e koordinatorit të mbrojtjes së Haradinajt, Majkëll O’Reilli, ka njoftuar se mungesa e dëshmitarëve ka qenë pikërisht motivi për hapjen e rigjykimit të pjesshëm. Sipas njoftimit, vendimi është marrë me shumicë votash nga anëtarët e Dhomës së Apelit, edhe pse është kundërshtuar nga kryetari i saj, gjyqtari Patrik Robinson.

© Panorama.al

Te lidhura