Dorëshkrimi i Kadaresë i dorëzohet Arkivit

Jul 27, 2012 | 18:00

TIRANË-Doreshkrimi origjinal i romanit “Dimri i vetmise se madhe”, i shkrimtarit Ismail Kadare i eshte dorezuar Arkivit te Shtetit.

Dorezimi, vjen nje dite pas vendimit te Gjykates se Tiranes per te ruajtur ne kete institucion, doreshkrimin origjinal, deri ne vendimin final pas shqyrtimit te padise se shkrimtarit ndaj Nexhmije Hoxhes.

Pas vendimit avokati i zonjës Hoxha, Arianit Roshi, u shpreh për mediat se ajo do të zbatojë vendimin, duke iu bindur verdiktit të gjykatës. Por sipas tij, është krejt e padenjë që zoti Kadare kërkon të rimarrë një dhuratë që i ka bërë vite më parë Nexhmije Hoxhës.

Nderkohe qe, avokatja e shkrimtarit, Flonja Tashko deklaroi se nëse dorëshkrimi nuk dorëzohej në arkiv, në shtëpinë e zonjës Hoxha do të veprojnë përmbaruesit.

 

 

© Panorama.al

Te lidhura