LEZHE- Gjykata e Lezhes ka vendosur sot denimin me 4 dhe 8 muaj burg per komisioneret e Dajcit, nje denim qe ne total shkon 5 vite burg.
Sipas vendimit 7 prej komisionereve jane denuar me 8 muaj burg dhe njeri prej tyre me 4 muaj. Nderkohe, per nje periudhe 3 vjecare ata ndalohen te kryejne funksione publike.
Vendimi eshte dhene sot, nderkohe qe nje seance me pare prokuroria kerkoi 15 vjet burg per komisioneret dhe ndeshkimin me 2.4 milione leke gjobe.
Mbi ta rendon akuza e falsifikimit te nënshkrimit te votuesve dhe numrave te kartave të identitetit apo pasaportave, të cilët ditën e zgjedhjeve ndodheshin jashtë vendit.
8 Komisionerët
Lulzim Paloka, kryetar i QV (PD)
Ndoc Marku, nënkryetar i QV (PS)
Mark Kola, anëtar i QV (PS)
Zef Gjoni, anëtar i QV (PBDNJ)
Pjetër Marku, anëtar i QV (LSI)
Pal Prendi, anëtar i QV (PD)
Gentian Kovaçi, anëtar i QV (PD)
Gent Marku, anëtar i QV (PS) .











