“Gjuha shqipe nuk negociohet”- Studentët shqiptarë protestojnë në Shkup: Të zbatohet ligji, duam barazi! Shqipja, nuk është opsion, por identitet

Apr 6, 2026 | 13:31

Me thirrjet “shqipja nuk negociohet” studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut kanë dalë në protesta në Shkup, ku kërkojnë që gjuha e tyre amtare, të zbatohet në proceset mësimore.

protesta e studenteve shkup

Para institucioneve të shtetit maqedonas ata kanë kërkuar që të zbatohet ligji për gjuhët.

“Shqipja, gjuha amtare nuk është opsion, por identiteti”, tha një prej studentëve të drejtësisë.

Ata kanë kërkuar që provimi i Jurisprudencës të zhvillohet në Gjuhën Shqipe. Përveç barazisë ata kërkojnë edhe dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë Fillkov.

“Në dimë edhe të rebelohemi. Po ashtu është edhe një thirrje për kryeministrin që të angazhohet për zgjidhje reale. Ne kërkojmë zgjidhje jo justifikime. Kjo lëvizje mbetet studentore, paqësore dhe e pastër”, tha një tjetër student.

© Panorama.al

Te lidhura