Gjuha e simbolet shqipe,vijon debati në Shkup

Jul 18, 2011 | 9:24

SHKUP- Debati parlamentar për ndryshimet e Propozim-Ligjit për përdorimin e simboleve kombëtare të bashkësive etnike, perfshire ato shqipe do të vazhdojë sot ne Kuvendin e Maqedonise.

Për shkak të mungesës së kuorumit, kryetari i Parlamentit fundjaven e shkuar ndërpreu seancën për të paralajmëruar vazhdimin e saj gjatë kesaj jave.

Ndryshimet e Ligjit për simbolet parasheh që në komunat me mbi 50 për qind të popullsisë shqiptare të mund të theksohet flamuri i tyre kombëtar së bashku me flamurin shtetëror në objektet zyrtare lokale. Pushteti komunal duhet të vendos se kur duhet të përdoren simbolet kombëtare dhe shtetërore. Sipas ndryshimeve, parashikohet që flamujt e bashkësive të jenë me format më të vogël nga ato shtetërore.

Këto ndryshime janë pjesë të marrëveshjes së fundit të partnerëve të koalicionit VMRO-DPMNE, ndërsa ato janë paraparë edhe me Marrëveshjen e Ohrit, por tre vite më parë ato ndryshime për përdorimin e simboleve u hoqën si të paligjshme nga Gjykata Kushtetuese. (INA)

© Panorama.al

Te lidhura