GJIROKASTER- Dy autorët e dyshuar për vënien e zjarrit në Peshkëpinë e Poshtme një ditë më parë në Gjirokastër janë arrestuar sot nga policia.
Policia e Gjirokastrës njoftoi se ka arrestuar dy të dyshuarit, shtetasit Jorgo Bodini dhe Krista Bakulla, ndërsa ka shpallur në kërkim shtetasin Thoma Bakulla. Një ditë më parë nga zjarri që ra në Peshëkpinë e Poshtme u dogjën disa hektarë kullota, pemë frutore dhe u rrezikuan disa shtëpi banimi.
Gjirokastra është një nga zonat më të prekura nga zjarret gjatë muajit gusht. Policia tha gjithashtu, në pranga është vënë edhe shtetasi, A.K, i cili dyshohet se ka shkaktuar zjarrin në pikën turistike të Viroit, ku u dogj edhe kurora e gjelbër e këtij parku.











