Përfaqësuesi ligjor i Partisë Socialiste në KQZ, Genci Gjonçaj e cilësoi qesharak procesin e sapo mbyllur në Komisioni Qëndror të Zgjedhjeve.
“Një proces qesharak, tregoi parregullsi, me keqardhje konstatuam faktin që materiali zgjedhor u fut në procesin e këtij hetimi, i pasigurtë, i deformuar, me probleme të natyrave të vështira”- tha Gjonçaj per mediat menjëhere pas mbylljes se procesit te numerimit te votave për 11 njesitë për Tiranën.
Ai tha se perfaqësuesit e PS-së kanë mbajtur shënim çdo parregullsi, te cilat ne vazhdim do të bëhen prezente për të gjithë.
Gjonçaj përmendi rastin e nxjerrjes së një zarfi nga një kuti votimi nga përfaqësuesit e PS-së, si rastin më tipik të parregusllisve dhe të integritetit të procesit.
© Panorama.al












