TIRANË- Përafqësuesi ligjor i PS-së, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka përsëritur akuzat drejtuar KQZ për proces të manipuluar, duke theksuar se provat e gjetura nga dita në ditë hedhin dritë mbi integritetin e munguar të kutive të votimit.
Në një deklaratë për mediat, Genc Gjoncaj ka numëruar problematikat e shpeshta me mospërputhjen e kodeve të sigurisë, numrin e fletëve të gjetura në kuti dhe lëvizjen e tyre nga njëra qendër në tjetrën.
“Shqiptarët janë dëshmitarë teksa KQZ konstatoi përmes atyre që pamë në kuti fakte që kanë të bëjmë me mungesë kodesh dhe lëvizje fletësh nga njëra qendër në tjetër”- tha ai, duke vlerësuar punën e mirë të bërë nga vëzhguesit e PS, që megjithë presionin e madh deri në përjashtim qëndrojnë dhe konstatojnë parregullsi të shumta.
Ai ka vecuar rastin kur në një kuti u konstatua një zarf i dyshimtë. “Procesi është i deformuar, administrimi përgjegjësi direkte e KQZ, mungesa e kodeve, fletët e gjetura në kuti që ska lidhje me qëndrën ku është votuar, ndonjë zarf që mundet të dalë lehtësisht nga kutitë e mbyllura me 5 kode është përgjegjësi e KQZ”- ka thënë ai.
© Panorama.al











