Gjobë bizneseve, pranga tatimorëve të rremë

Aug 24, 2011 | 11:00

ELBASAN-Dy persona janë arrestuar nga policia e Elbasanit, të akuzuar për gjobëvënie ndaj bizneseve, duke u paraqitur si tatimorë.

Lajmi bëhet me dije nga policia e cila sqaron se në pranga janë vënë shtetasit Ilir Muzhaqi 43 vjeç dhe Dedë Raja 38 vjeç.

“Ata ranë në pranga pasi duke u paraqitur si inspektorë të tatimeve “gjobisnin” biznesmenë të ndryshëm në qytetin e Elbasanit duke u marrë sasi parash”- thonë burimet e policisë.

Ndalimi i tyre u bë pas një hetimi të nisur nga Antikrimi ekonomik-financiar pas ankesave të biznesmeneve se kishin paguar ryshfet për t`i shpëtuar gjobave të padrejta të tyre. Më tej u zgjerua edhe falë bashkëpunimit me Ministrinë e Financave, doli në dritë e vërteta.

© Panorama.al

Te lidhura