Zjarret,Berisha:S’patëm viktima.Shkak,piromanët

Sep 5, 2012 | 12:08

TIRANE- Kryeministri Sali Berisha, duke folur ne mbledhjen e sotme te qeverise per zjarret ka pranuar gjendjen e rende krijuar ne disa zona, por ka theksuar se nga kjo situate eshte dale pa viktima ne njerez, nderkohe qe ka deklaruar se shkak i situates ka qene kriminaliteti njerezor.

“Këto vepra janë më së shumti si pasojë e kriminalitetit njerëzor. Piromanë, keqëdashës, ziliqarë që djekin pronën e njëri-tjetrit dhe të tjerë. Janë arrestuar rreth 70 persona përgjegjës”- tha Berisha.

Ne pergjigje te akuzave te opozites, Berisha e ka quajtur te dhimbshme faktin qe nje force politike kerkon perfitim ne raste te tilla fatkeqesish.

“Është e dhimbshme, që opizita në një traditë unike dhe të pashoqe, në çdo lloj fatkeqësie natyrore, mendon se do të nxjerrë capital politike. Në të gjitha deklaratat politike, nuk është bërë asnjë thirrje për të denoncuar zjarrëvënësit apo për të mbështetur zjarrëfikësit”- tha ai.

 

‘Gjithçka për arsimin, rritje rrogash për mësuesit’

 

TIRANË- “Përparësi të qeverisë që drejton për arsimimin, modernizim shkollash, kushte optimale për mësimdhënien dhe rritje rrogash për arsimtarët”. Kështu është shprehur kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e sotme te qeverisë, fjalën e së cilës e ka hapur me një urim për gjithë ata që do të nisin vitin e ri shkollor.

“Shkollimi i fëmijëve tanë është dhe do jetë përparësi mbi cdo përparësi tjetër. Progresi i prekshëm me gjithë problematikën që ekziston është arritur. Sot ka një trupë pedagogjikë të vendosur dhe përkushtuar për të konsoliduar më tej arsimimin e fëmijëve, shkollimin e tyre, rritjen të cilësisë së mësimdhënies”- tha ai.

Sipas Berishës, sot kjo trupë pedagogjike e vetëdijshme për misionin e saj shumë të rëndësishëm por natyrisht e vetëdijshme dhe për vlerësimin maksimal që i është bërë gjatë këtyre viteve dhe plotësisht të merituara ka të gjithë vullnetin për të ecur vendosmërisht drejt cilësive të reja në arsimimin e fëmijëve.

“Sot mësuesit në mbarë vendin shpërblehen me rrogë mujore 120% më të madhe se ajo në fillim të vitit 2006. Në asnjë vend nuk ka ndodhur një rritje kaq e shpeshtë dhe e madhe e rrogave në arsim, një zhvendosje e merituar e këtij sistemi në shkallaren e rrogave si ka ndodhur në vendin tonë. Garantoj arsimtarët në gjithë vendin se do bëjmë gjithçka për kushte sa më optimale dhe do të rrisin në mënyrë të vazhdueshme rrogat e tyre”- tha Berisha.

© Panorama.al

Te lidhura