GJIROKASTER- Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë dy anët e kufirit mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Raportohet se zjarri ka përfshirë zonën e pyjeve ne vendin e quajtur “Katund”, përballë fshatit Vrisera.
Nga të dhënat e para mësohet se për fikjen e zjarrit janë angazhuar forca zjarrefikese të dy anëve të kufirit, dhe dy avionë nga Janina.
Ende nuk ka te dhena lidhur me shkaqet qe kane shkaktuar zjarrin.
© Panorama.al












