GJJIROKASTËR- Vetëm tre muaj pas investimit të bërë nga Bashkia e Gjirokastrës per riparimin e Varreve të Rilindasve, persona të paidentifikuar kanë dhunuar njërin prej tyre. Varri i mësuesit patriot gjirokastrit Koto Hoxhi, është dëmtuar rëndë nga persona ende të paidentifikuar nga ana e organeve të policisë së rrethit.
Pllaka e mermertë ngjyrë kafe e varrit të rilindasit, është grabitur ndërkohë që katër pllakatet e tjera, nuk janë ngacmuar fare. Odise Kote shef i kabinetit të kryebashkiakut e cileson kete nje veper te ulët dhe fyese. Ai i bën thirrje komunitetit dhe vecanërisht institucionit të drejtësisë, të ruajnë këto vlera. Ndërkaq drejtori i Qendrës Kulturore në Bashkinë e Gjirokastrës Thimjo Fili u bën thirrje policisë, të ndërmarrë masa dhe të impenjohet fort në këtë drejtim.
Për dëmtimin e pllakatës së rilindasit Koto Hoxhi, Bashkia e Gjirokastrës, ka depozituar një kallzim në Policinë e Rrethit. Kohë më parë një dëmtim të tillë, pësoi edhe pllaka e mermertë e patriotit Bajo Topulli. Bashkia e Gjirokastrës me një fond prej 1.2 milionë lekësh para disa muajsh, e rigjeneroi kodrën e rilindasve pranë Shkollës 9 vjecare “Cajupi”, ku prehen eshtrat e rilindasve Bajo dhe Çerçiz Topulli, Koto Hoxhi, Andon Zako Çajupi dhe Pandeli Sotiri.
Piro Nase
© Panorama.al











