
GJIROKASTER- Një polic i qarkut të Gjirokastrës eshte pezulluar nga detyra dhe ka nisur ecuria disiplinore për përjashtimin e tij nga Policia e Shtetit , ndërsa ndaj tij ka nisur edhe procedimi penal.
Efektivi i policisë ishte Ndihmës Specialistit për Parandalimin dhe Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër, me zonë mbulimi komunën Picar.
Polici i identifikuar me inicialet, S.D është pezulluar nga forcat e policsë për neglizhencë dhe mos kryerje të detyrës.
Pezullimi i tij erdhi pas zbulimit të një parcele kanabis në zonën që mbulonte. Policia tha se janë vënë në pranga dy kultivuesit e kanabisit, Nexhin dhe Hakim Mustafaraj , te dy lindur në Kaparjel dhe banues në Gjirokastër.
© Panorama.al











