TIRANE- Deputeti i PS-se, Damian Gjiknuri ka deklaruar per mediat se forca qe ai perfaqeson nuk ka hequr dore nga ankesa per pavlefshmerine e zgjedhjeve, duke e cilesuar hile te plote tentativen e PD-se per te bashkuar bashke dy ceshtje qe sipas tij nuk mund te bashkohen.
“Kemi dorëzuar një kërkesë padi tjetër që ka qenë detyrimi i KQZ-së, i cili nuk e morri në shqyrtim kërkesën tonë. Pamë tentativë nga ana e PD-së për të bashkuar këto çështje dhe për të futur gjykimin në shtigje të rrezikshme” tha ai, duke sqaruar se ceshtja nuk ka perfunduar.
Sipas tij, PS-ja pret që gjykata të marrë vendim të drejtë që thelbi i pavlefshmërisë të jetë dhe thelbi i gjykimit. “Thelbi i pavlefshmëri të jetë dhe thelbi i gjykimit, nuk kemi hequr dore nga kërkesa për pavlefshmëri. Padia tjeter ka të bëjë me detyrimin e KQZ për të shqyrtuar pavlefshmërinë, kjo eshte dhe rruga normale qe duhet te ndiqet”- ka thene ai.
© Panorama.al











